“Shyqyr që ke, e shyqyr që shkoj”, Syla: Merkel që 16 vite mandat kurrë s’e vizitoi Kosovën

 “Shyqyr që ke, e shyqyr që shkoj”, Syla: Merkel që 16 vite mandat kurrë s’e vizitoi Kosovën

Gazetari dhe analisti Valon Syla ka komentuar vizitën e kancelares gjermane Angela Merkel në Tiranë, duke theksuar poashtu mosinteresimin e saj për shqiptarët në përgjithëse.





Syla ka cilësuar se Merkel nuk është edhe aq miqësore me shqiptarët, duke thënë se thënë se gjatë mandatit të saj në 16 vite, ajo nuk e ka vizituar asnjëherë Kosovën, e madje sipas tij, as kur ka qenë fjala për ndihmë.

“Z. Merkell, shyqyr që ke, shyqyr që shkove. 16 vjet mandat, kurrë vizitë Kosovës si boni qysh duhet, bile për ndihmë. Kjo i tregon prioritetet e politikës së jashtme gjermane, që rrjedh nga themeluesi i Gjermanisë moderne Bismarku, që ka thënë se Shqipëria nuk ekziston, është toponim gjeografik”, ka shkruar ndër të tjerash Syla.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Të kish dashtë Merkelli, Sllovakia si vasal i ekonomisë gjermane, e sidomos VolksWagenit na kish njoftë moti… por Gjermanët kurrë nuk e bënë këtë presion. Tash, si kosovarë kemi pas fat me Merkellin, se gjermanët që do ta trashigojnë politikisht do të jenë edhe fatkeqësi ma e madhe për shqiptarë. Këtë pe shkruaj, që me mbet argument për të ardhmen. Kaq.
Z. Merkell, shyqyr që ke, shyqyr që shkove.
16 vjet mandat, kurrë vizitë Kosovës si boni qysh duhet, bile për ndihmë. Kjo i tregon prioritetet e politikës së jashtme gjermane, që rrjedh nga themeluesi i Gjermanisë moderne Bismarku, që ka thënë se Shqipëria nuk ekziston, është toponim gjeografik. Të fala.
Shihemi në mandatet e ardhshme.





TË NGJASHME