S’ka marrëveshje në Bruksel, Bislimi është nisur për në Kosovë

 S’ka marrëveshje në Bruksel, Bislimi është nisur për në Kosovë

Gjatë gjithë ditës, nga orët e hershme të mëngjesit e deri vonë në mbrëmje, në Bruksel janë zhvilluar takime të njëpasnjëshme për të gjetur zgjidhje për uljen e tensioneve në veri të Kosovës.Në orët e pasdites, shefi i delegacionit të Kosovës për dialog, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, tha se është rënë dakord për draftin e marrëveshjes, duke shtuar se “ka mbetur që me këtë tekst të pajtohet edhe pala serbe”.Më tej ai tha se, sipas asaj draft-marrëveshjeje, të shtunën, më datën 2 tetor, forcat e KFOR-it do të vendosen në vendkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, dhe disa orë pas vendosjes së tyre do të fillohet me largimin e barrikadave dhe njëkohësisht edhe zhvendosja e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.





Por, burime ndërkombëtare të Indeksonline mësojnë se në fakt nuk është arritur asnjë marrveshje nga bisedimet mes Kosovës e Serbisë.

Bislimi ka njoftuar të dërguarin e BE-së, Lajqak se i duhet të kthehet në Kosovë për shkak të angazhimeve në punë.Burime e Indeksonline poashtu bëjnë të ditur se pala serbe ka shtuar edhe dy kushte të tjera në marrëveshjen e mundshme me Kosovën për marrëveshjen targat.Bisedimet disa orëshe kanë mbetur pa asnjë rezultat dhe dita e sotme ka mbaruar pa asnjë rezultat.Indeksonline merr vesh se Bislimi pritet të kthehet përsëri nesër në Bruksel dhe se bisedimet do të vazhdojnë.





TË TJERA