Skandal: Testi i nxënësit plot me gabime vlerësohet me notën 5 në një shkollë në Prizren

 Skandal: Testi i nxënësit plot me gabime vlerësohet me notën 5 në një shkollë në Prizren

Një qytetar ka ngritur një shqetësim për vlerësimin e një nxënësi të klasës së tretë nga mësuesi i tij në shkollën fillore “Brigada 125” në fshatin Medvec të Prizrenit.

Nxënësi është vlerësuar me 100 pikë në test dhe me notën maksimale, 5.

Ky fëmijë ka shkruar fjalë të pakuptueshme dhe fjalë tjera me gabime.

Nxënësi vërehet se nuk ka ditur ta shkruaj mbiemrin e shkrimtarit Naim Frashëri. Përveç kësaj ai/ajo nuk ka ditur të shkruaj një definicion të thjeshtë për atë se çfarë është teksti, duke përdorur disa folje radhazi pa kuptim logjik.

Pavarësisht të gjitha këtyre gabimeve dhe shumë të tjerave mësuesi e vlerëson nxënësin/en me notë maksimale dhe me pikë maksimale.

Më poshtë shihni përgjigjet e nxënësit/es në lëndën Gjuhë Shqipe./Express

TË TJERA