Sot ditë zie në Kosovë për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari

 Sot ditë zie në Kosovë për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka shpallur ditën e sotme ditë zie shtetërore për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari.

Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi për media, të lëshuar nga Presidenca.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të legjislacionit në fuqi, ka marrë vendim të mërkurën, me 24 nëntor 2021, të shpallet ditë zie shtetërore në shenjë solidarizimi dhe nderimi të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, shumica dërmuese bashkëkombas tanë, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Bullgari.”, thuhet në njoftim.

TË TJERA