Sot nis java e tetë në Superligë: Ballkani e pret Drenicën, Gjilani i shkon Malishevës

 Sot nis java e tetë në Superligë: Ballkani e pret Drenicën, Gjilani i shkon Malishevës

Sot (e shtunë) do të zhvillohën ndeshjet hapëse të javës së tetë në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Zeri.info.

Në program për t’u zhvilluar sot janë dy ndeshje, të cilat pritet të jenë mjaft interesante.

Në Suharekë do të zhvillohet derbi mes skuadrës lidere dhe asaj nga pozita e dytë, Ballkanit (13 pikë) dhe Drenicës (14 pikë).

Ndeshja tjetër do të zhvillohet në ”Liman Gegaj”, mes Malishevës dhe Gjilanit.

Malisheva renditet e pesta me 11 pikë, kurse Gjilani me një pikë më shumë është i treti.

Të dy ndeshjet nisin në ora 15:00

TË TJERA