Sot zhvillohen ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

 Sot zhvillohen ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Sot zhvillohen dy ndeshjet e para të Kupës së Kosovës.

Istogu e pret Dukagjinin në ndeshjen e parë që zhvillohet nga ora 15:00, shkruan Indeksonline.

Dy skuadrat e Ligës së Parë kërkojnë fitoren për të siguruar finale dhe ndoshta edhe një vend në Europa League.

Në ndeshjen tjetër që zhvillohet në “Fadil Vokrri”, Prishtina e pret Llapin.

Ndeshja po cilësohet si një finale para finales.

Ndeshjet e kthimit do të zhvillohen me 21 prill.

TË NGJASHME