Spezia fiton me spektakël në fund, protagonist Ardian Ismajli

 Spezia fiton me spektakël në fund, protagonist Ardian Ismajli

Skuadra e Spezias ka shënuar një fitore të madhe kundër Crotones në xhiron e 29-të në Serie A.

Klubi i menaxhuar nga trajneri, Vincenzo Italiano arriti fitore 3 me 2, shkruan IndeksOnline

Spezia ishte duke humbur 1 me 2 deri në minutën e 89’të – ku rezultatin në 2 me 2 e barazoi Giulio Maggiore.

Në minutat e fundit të ndeshjes, pas një harkimi në zonë – topin e goditi me kokë futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli, topi shkoi në shtyllë dhe u kthye te lojtari, Martin Erlic, i cili me lehtësi shënoi për rezultatin 3 me 2.

Fitore kjo për Spezian, që i rrit në maksimum gjasat për të shpëtuar nga rënia.

Tani kjo skuadër ka 32 pikë dhe gjendet në pozitën e 14-të.

TË NGJASHME