Tahir Batatina i mbushë me shpresë tifozët

 Tahir Batatina i mbushë me shpresë tifozët

Trajneri i Klubit Futbollistik “Llapi”, Tahir Batatina, së fundmi ka reguar për rezultatet e ndeshjeve të fundit.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”, Batatina ka thënë se Llapi do të rikthehen më fuqishëm sepse janë një super skuadër.

“Sfidat që na përcjellin rrugës na bëjnë më të fortë. Ne do të rikthehemi edhe më fuqishëm sepse jemi një super skuadër dhe një familje e bashkuar në krah me njëri-tjetrin. Dorëzimin nuk e njohim, betejat i zhvillojmë dhe luftën në fund do ta fitojmë. Në fund fitojnë ata që durojnë… Forca LLAPI – Krenaria e qytetit”, shkroi Batatina në llogarinë e tij.

Ndeshja e ardhshme e Llapit do të jetë ndaj Dukagjinit, më 3 tetor me fillim nga ora 15:00.

Në anën tjetër, skuadra kampione e Kupës së Kosovës nuk ka asnjë fitore në stinorin e ri të Superligës.

TË TJERA