Tahiri: Nuk e kam kundërshtar Idrizin, por PDK-në

 Tahiri: Nuk e kam kundërshtar Idrizin, por PDK-në

Kandidati i LDK-së, Xhafer Tahiri, i ftuar në kuadër të rubrikës intervista në Radiotelevizionin Publik të Kosovës ka folur për garën e balotazhit në Vushtrri.

Tahiri në lidhje me garën ka thënë se nuk e sheh si kundërshtar Idrizin, por PDK-në, që po do ta rikthejë ‘Trekëndëshin e Veriut me Komunën e Skenderajt, Mitrovicës dhe Vushtrrisë dhe transformojë pastaj në fitore në nivelin nacional.

“Qytetarët e Vushtrrisë tashmë e kanë kuptuar se nuk është një betejë mes meje e zotëri Idrizit.

Unë nuk e kam kundërshtar zotëri Idrizin në këto zgjedhje kundërshtar i imi është Partia Demokratike e Kosovës dhe përpjekja e saj që të krijojë trekëndëshin e veriu me Komunën e Skenderajt, Mitrovicës dhe Vushtrrisë që të përgatitet pastaj për tu kthyer në nivel nacional”, ka thënë Tahiri.

TË TJERA