Tahiri (PDK): Mbështesim aksionin në veri në koordinim me SHBA-në

 Tahiri (PDK): Mbështesim aksionin në veri në koordinim me SHBA-në

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se për situatën në veri, Kosova duhet të veprojë në dakordim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.





Ai në një konferencë për media pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka theksuar se PDK-ja e mbështet vendimin e Qeverisë për reciprocitetin e targave.

“Jemi dakorduar për një seancë ku do të diskutohet për situatën në veri, por nuk dihet dita dhe ora e saktë e mbajtjes. E dini qëndrimin e PDK-së sa i përket çështjes së reciprocitetit të targave dhe gjendjes në veri. Ne padyshim e përkrahim dhe mbështesim vendosjen e ligjshmërisë në çdo cep të territorit të Kosovës. Mirëpo një çështje të tillë nuk mund ta vendosim si një betejë politike mes forcave pozitë dhe opozitë, në asnjë rrethanë nuk duam të shkaktojmë paqartësi në opinion publik apo te miqtë tanë ndërkombëtarë sa i përket kësaj çështjeje”.

” I kemi dhënë mbështetje të plotë këtij procesi, jemi për vendosjen e ligjshmërisë në gjithë territorin e Kosovës edhe në atë pjesë, pra në komunat veriore, një proces të tillë ta koordinojmë me aleatin më të ngushtë që na ka ndihmuar për këto vite SHBA-në”,ka thënë Tahiri,





TË TJERA