Talibanët i dërgojnë mesazh Amerikës dhe Nato-s: ‘Nëse nuk tërhiqeni, do të ketë luftë’

 Talibanët i dërgojnë mesazh Amerikës dhe Nato-s: ‘Nëse nuk tërhiqeni, do të ketë luftë’

Kabul – Talibanët kundërshtuan me forcë vonesën e mundshme të tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani, tha zëdhënësi i tyre në një intervistë me agjensinë gjermane të lajmeve DPA.

“Luftëtarët tanë nuk do të pranojnë kurrë për një zgjatje të tërheqjes,” tha zëdhënësi i Talibanëve Zabihullah Mujahid.

“NATO, Amerika dhe të gjitha palët kanë arritur në përfundimin se nëse duan të kapërcejnë krizën aktuale, zgjidhja e vetme e mirë është zbatimi i marrëveshjes së nënshkruar,” shtoi ai.

Në fillim të vitit 2020, Shtetet e Bashkuara premtuan të tërhiqnin trupat e tyre deri më 1 maj 2021. Në kthim, militantë taliban u angazhuan për bisedime paqësore me qeverinë Afgane.

Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg tha të enjten se anëtarët e Aleancës do të vazhdojnë misionin e tyre në Afganistan deri në një njoftim tjetër. “Ndërsa afrohet afati i fundit i 1 majit, aleatët do të vazhdojnë konsultat në javët e ardhshme” mbi praninë e ardhshme në Afganistan, tha Stoltenberg, raporton Jutarnji list.

Sipas tij, qëllimi i NATO-s mbetet që asnjëherë të mos lejojë Afganistani të bëhet një strehë e sigurt për terroristët.

Nga ana tjetër, talebanët kanë një retorikë të ndryshme “Nëse, Zoti e ruajt, marrëveshja shkelet, atëherë, natyrisht, populli i Afganistanit do të mbrojë veten … siç kanë bërë për 20 vitet e fundit,” tha Mujahid

” Nëse rruga diplomatike është e mbyllur, atëherë nuk ka rrugë tjetër përveç luftës,” pohoi ai.

TË NGJASHME