Tanya raportohet e zhdukur

 Tanya raportohet e zhdukur

Tanya Fear, aktore e njohur për paraqitjen e saj në një episode të “Doctor Who”, është raportuar e zhdukur në Los Angeles.





Lajmi për zhdukjen e saj u përhap fillimisht në Twitter të dielën në mëngjes, pasi autori Bolu Babalola ndau një poster të humbur për Tanya.

“Mikesha ime Tanya është zhdukur në zonën e LA/Hollywood Bowl. Ajo nuk është parë që nga 9 shtatori 2021. Nëse dikush ka ndonjë informacion të dobishëm, ju lutemi telefononi (626) -232-8616”, tha Bolu në Twitter.

Menaxheri i Tanya, Alex Cole konfirmoi zhdukjen në The Today Show, duke thënë se ai foli për herë të fundit me të, tetë ditë më parë dhe ‘ajo ishte mirë’, transmeton Klankosova.tv.





TË NGJASHME