“Të gjallë mos u ktheni në Kosovë, shkoni në Serbi”, Haradinaj tregon çfarë u tha policëve

 “Të gjallë mos u ktheni në Kosovë, shkoni në Serbi”, Haradinaj tregon çfarë u tha policëve

I pari i AAK’së Ramush Haradinaj thotë se kryeministri Albin Kurti ‘ia ka marrë fytyrën shtetit të Kosovës”. Komentet i bëri në emisionin Pressing në T7.





“Sikur Kurti ta kish koordinuar pak me aleatë, policia e zakonshme, një ushtar amerikan kish nejt qaty me këqyrë, edhe ata i kishin marrë tabelat edhe s’ju kish dok hiq problem. As nuk kish pasur problem më shumë”, thotë Haradinaj.

‘Ky ka dashur të thotë se “jam vend sovran” edhe e ka dërguar policinë edhe mirë ka bërë, unë jam për me i çu policinë sa herë të lypet, veç problemi është implementimin e ka bërë mozamakeq edhe ja ka hup pak fytyrën shtetit të vetë, në këtë rast shtetit tim dhe për këtë jam duke u ankuar”, thotë ai.

“Nuk u dashtë me ma pru punën që policia ime me mbet ashtu. U dashtë me i mëndu këto sene mirë qysh i bën por jo ashtu, se ka pasur opsione operacionale qysh bëhen këto punë”, shton Haradinaj.

Haradinaj tregon se si kishte vepruar ai në të kaluarën në veri.

“Na kur i kemi çuar njerëzit ju kemi thënë…a mundeni me besu se unë u kam thënë kur janë nis anej: Gjallë mos u ktheni knej, gjallë shkoni në Serbi ndashi. Asnjë i gjallë nuk guxoni me u kthy…djem e turpëruar vendin dhe u kthyet në mes të rrugës ose ua qiten një barrikadë, mos u ktheni. Ose s’po shkojmë hiq, ose kur të shkojmë fytyra është e jona”, thekson





TË TJERA