Të gjithë e kritikuan, por ja kush e mbështetë Hysen Durmishin për vendimet e tij

 Të gjithë e kritikuan, por ja kush e mbështetë Hysen Durmishin për vendimet e tij

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi është kritikuar mjaftë shumë gjatë tërë kësaj jave.





Krejt kjo pas vendimit që mori për taksën prej 5 eurove për regjistrimin e veturave, ku është dashur të vendoset në xhamin e veturës një vinjetë.

Mirëpo, pas presioni publik e anuloi këtë vendim, e që pastaj edhe kërkuan dorëheqjen e tij.

Megjithatë, opinionisti Lirim Gashi, po mendon të kundërtën.

Sipas tij, Durmishi nuk meriton kritikë por lëvdatë.

Ai thotë se synimi i tij ishte i mirë për heqjen e taskës prej 30 eurove për regjistrimin e veturave, si dhe ishte gjithashtu synim i dobishëm mënjanimi nga rruga e makinave të paregjistruara.

Postimi i plotë:

Hysen Durmishi jo vetëm që nuk meriton kritikë për anulimin e tenderit për tiketat, por edhe shumë lëvdatë.

Pse po e them këtë?

Sepse vetë synimi i tij bazik për ta hequr qafesh taksën për regjistrim, që qytetarit ia varfëron xhepin për 30 euro ishte thellësisht i sinqertë, i drejtë dhe i dobishëm.

Në anën tjetër edhe synimi i tij tjetër për t’i mënjanuar nga rruga makinat e pa regjistruara dhe për ta zvogëluar rrezikun për makinat e regjistruara si dhe për këmbësorët në trafik, ishte thellësisht i arsyeshëm, i drejtë dhe i dobishëm.

A ka mundur të gjendet ndonjë zgjidhje më kreative sesa tiketat?

Sigurisht se po.

Dikush mund të pyes, po pse ka reaguar dhe reflektuar tek pas kritikes dhe trysnisë publike?

Ne kemi pasur në të kaluarën mijëra vendime njëqind fish më skandaloze nga qeveritë tona, e madje edhe protesta masive kundër tyre, dhe lërë ma që nuk ka reflektuar askush, por protestuesit janë burgosur dhe keqtrajtuar si mos më keq.

Ndërkaq Hysen Durmishi ka reflektuar menjëherë pas kritikave të para, sepse e ka parë që vendimi nuk ka qenë i shoshitur sa duhet.

Dhe me këtë jo vetëm që ka dëshmuar se kritika qytetare ka kuptim, por edhe që e merr shumë seriozisht dhe respekton.

Dhe ky gjest flet shumë për natyrën e tij thellësisht njerëzore dhe sensin e tij të lartë për të pranuar dhe përmirësuar gabime me kohë, sepse kush punon edhe gabon.

Hyseni me këtë gjest të tij dëshmon se çdo vendim i pa shoshitur sa duhet mund të tërhiqet apo përmirësohet me kohë, respektivisht ende pa shkaktuar pasoja. Dhe që një gjë e tillë është e mundur deri me tani vetëm me Qeverinë Kurti.

E sikur të kishte qenë kështu gjatë Qeverive të kaluara ku do të ishim sot?





TË NGJASHME