Të paprekshmit e Ronald Koeman te Barcelona – lojtari më i pëlqyer i trajnerit nuk është Leo Messi

 Të paprekshmit e Ronald Koeman te Barcelona – lojtari më i pëlqyer i trajnerit nuk është Leo Messi

Ronald Koeman ishte i qartë kur ai mori përsipër detyrën si trajner i parë i Barcelonë, duke thënëse ai nuk do të ndryshonte pa nevojë ekipin.

Rotacionet nuk ishin diçka që ai po planifikonte të bënte rregullisht, ose të paktën jo pa arsye. Por futbolli është i paparashikueshëm.

Lëndimet dhe pezullimet kanë detyruar disa ndryshime, dhe pas 10 ndeshjeve në krye ka pasur tashmë një ndryshim të dukshëm në formacionin katalanas.

Koeman ka përsëritur vetëm formacionin vetëm një herë në 10 ndeshjet e tij në krye të Barceonës, kundër Villarreal në Camp Nou dhe jashtë ndaj Celta Vigos, të cilat ishin dy ndeshjet e para të sezonit 2020/21.

22 lojtarëve u janë dhënë minuta të paktën një herë këtë sezon, por ka edhe nga ata që lujanë më shumë.

Të paprekshmit

Asnjë lojtar nuk është favorizuar aq shumë sa Frenkie de Jong, i cili ka punuar me trajnerin edhe në ekipin kombëtar holandez.

De Jong është i vetmi lojtar në skuadër që nuk është zëvendësuar në 11-shen startuese, duke luajtur në 10 ndeshje nga fillimi, apo thënë ndryshe 890 minuta.

Lionel Messi, Sergio Busquets, Ansu Fati dhe Pedri mund të konsiderohen gjithashtu si të paprekshëm, me secilin që luan një rol themelor në planet e Koeman.

Ata të gjithë kanë marrë pjesë në secilën nga 10 ndeshjet e luajtura deri më tani, megjithëse në disa raste nga stoli.

Messi është i dyti me minuta, pasi ka luajtur 855 minuta nën drejtimin e Koeman, por mbeti në bankë ndaj Real Betis.

TË NGJASHME