Të shkarkohet Valdete Daka?

 Të shkarkohet Valdete Daka?

NGA FATON MEHMETI
Ndodhi ajo që pritej, Albin Kurti nuk lejohet të kandidojë për zgjedhjet e 14 shkurtit, meqenëse qenka dënuar për gazin lotsjellës në kuvend të Kosovës.

Për një moment po e marrim të mirëqenë faktin se KQZ s’ka pasur tendenca ndaj z. Kurti, duke qenë se Albini është figura kryesore e VV, e cila pritet të del partia e parë në Kosovë.

Po e marrim të mirëqenë faktin se KQZ e zbaton në plotni vendimin e Gjykatës Kushtetuese, dhe e interpreton atë drejt, të gjitha këto po i marrim sikur të jenë kështu.

Megjithatë, KQZ interpretimin e një vendimi krejtësisht absurd të Gjykatës Kushtetuese nuk e ka lexuar në mënyrë të duhur, kjo me apo pa tendencë është diçka tjetër, megjithatë nëse nisemi nga parimet, KQZ po vendos standarde të reja, e të cilat më herët nuk i ka vendosur.

Pse, pikërisht tani KQZ dërgon listën e kandidatëve në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, ministri të brendshme etj, edhe më herët janë mbajtur zgjedhjet, dhe KQZ kurrë s’ka marr mundin për të verifikuar listën.

Po, sigurisht se këtë radhë pritet të fitojë VV, me partitë e klanit “Pronto” që pritet të pësojnë debakël. Eh, Hashimi është në Hagë, por lidhjet e tija nuk janë shkëputur, ato janë të forta. 20 vjet të lidhësh nyje shtetin, nuk shkëputen kollaj.

Valdete Daka kurrë s’do të ishte kryetare e KQZ pa pasur lidhje të ngushta me partitë e PAN, kryesisht dhe ekskluzivisht me Hashim Thaçin.

Edhe nëse fare s’ka pasur ndikim lidhjet e Valdete Dakës me Hashim Thaçin në këtë vendim, të gjitha dyshimet e arsyeshme shkojnë në këtë drejtim.

Prandaj, KQZ nuk duhet të fillojë të respektojë parimet, edhe pse me dyshime të mëdha në interpretim, pikërisht me Albin Kurtin. KQZ është dashur që të vazhdojë njësoj si më herët, që vetëm njerëz me vepra penale, pra korrupsion, afera të ndryshme, mos të pranojë në kandidim, e jo vetëm dike që ka një vendim dënimi aktiv, e që s’ka të bëjë asgjë më vepra të rënda.

Po e them pra, edhe nëse fare s’ka ndikim politikë ky vendim, të gjitha dyshimet qojnë në këtë vendim. Për më tepër që lidhjet e zonjës Daka me Hashimin, janë arsye e mjaftueshme për të dyshuar në neutralitetin e këtij vendimi.

Andaj, KQZ ka nevojë për tu rifreskuar, një vetting. Kosova në përgjithësi ka nevojë për reforma, vetting duke filluar nga KQZ, konkretisht nga Valdete Daka

TË NGJASHME