Tensione në Mal të Zi: Forcat anti-terror e nxjerrin kreun e kishës serbe për ta larguar me helikopter nga Cetina

 Tensione në Mal të Zi: Forcat anti-terror e nxjerrin kreun e kishës serbe për ta larguar me helikopter nga Cetina

Forcat anti-terror të Malit të Zi kanë nxjerrë nga Manastiri i Cetinës, metropolitin e ri të Kishës Ortodokse Serbie, Joanikije, pas ceremonisë së shugurimit.





Ai është shoqëruar nga dalja e manastirit dhe është nisur me një helikopter për në Podgoricë.

Nga pamjet që kanë dalë në media malazeze dhe në rrjete sociale, shihet se forca të shumta të sigurisë janë bërë “mburojë” e metropolitit të ri, për shkak të tensioneve jashtë manastirit të Cetinës.

Në një situatë të tensionuar, me protestues malazezë, në Cetine të Malit të Zi është mbajtur ceremonia e shugurimit të Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije.

Protestuesit malazezë kundërshtojnë ndikimin serb në Malin e Zi, duke kërkuar që të ruhet identiteti i tyre kombëtar, i ndarë nga serbët.

Ata kanë vënë barrikada në rrugë për të penguar ardhjen e krerëve të Kishës Ortodokse Serbe në manastiritn e qytetit të Cetinës, që dikur ishte kryeqytet i Malit të Zi.





TË NGJASHME