Thaqi: Ndaj këtyre ekipeve tregojmë se Malisheva është shumë e fortë

 Thaqi: Ndaj këtyre ekipeve tregojmë se Malisheva është shumë e fortë

Klubi Futbollistik “Malisheva” po tregohet shumë e suksesshme në kuadër të Superligës së Kosovës këtë sezon.

Skuadra e drejtuar nga Arsim Thaçi po tregon suksese të jashtëzakonshme në elitën e futbollit kosovar dhe së fundmi ka fituar bindshëm ndaj Llapit me rezultat 3-0.

Pas ndeshjes, Thaqi u deklarua për media duke thënë se ndeshja kishe dy pjesë të ndryshme.

“Fillimi i ndeshjes ishte mjaftë i dobët dhe i ngadaltë. Kuptohet që shumica lojtarëve luajnë për herë të parë, në pjesën e dytë ishim të jashtëzakonshëm. Në pjesën e parë i dhamë shumë mundësi Llapit, por në vazhdim treguam maksimumin tonë. Pamë dy pjesë të ndryshme, Llapi ka shumë lojtarë cilësor por dallon normalisht adaptimi nga një fushë në tjetër”, tha ai për Art Sport.

“Kjo fitore është shumë e rëndësishme, nëse arrijmë rezultate pozitive ndaj këtyre ekipeve atëherë tregojmë se Malisheva është shumë e fortë. Drita na tregoi se ka ekip mjaftë cilësore. Ekipi jonë është shumë i mirë”, përfundoi 50 vjeçari.

Malisheva do të përballet ndaj Feronikelit për xhiron e pestë në Superligë.

TË NGJASHME