Toni Domgjoni, prurja e re te Kosova: Lojtar i Vitesse, ka lindur në Kroaci, luan si mesfushor

 Toni Domgjoni, prurja e re te Kosova: Lojtar i Vitesse, ka lindur në Kroaci, luan si mesfushor

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës “Katari 2022” që zhvillohen në muajin tetor, ku risia më e madh është prurja e Toni Domgjoni.

‘Dardanët’ do t’i zhvillojnë dy ndeshje gjatë këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për “Katar 2022”, kundër të Suedisë në Solna, më 9 teto dhe Gjeorgjisë më 12 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Pjesë e listës si befasi është edhe futbollisti i Vitesses, Toni Domgjoni, por i cili ende është në pritje për të marrë lejen nga FIFA për t’u paraqitur në fanellën e Kosovës.Kush është Toni Domgjoni?

Shqiptari 23 vjeçar ka lindur në Koprivnica të Kroacisë, ku e ka filluar edhe karrierën si futbollist.Ai si fëmijë ka luajtur për klube si Sleven Belupo dhe Koprivinca para se të kalonte te Zurich.Ai me klubin zviceran luajti në të gjitha kategoritë e reja, derisa sa e bëri debutimin në ekipin A në 11 prill 2018.

Te ekipi i parë i Zurich luajti për tre vite, ku kishte 106 paraqitje duke shtuar edhe 7 gola dhe duke dhuruar 7 asistime.Këtë verë ai kompletoi transferimin te Vittesse, ku deri më tani ka bërë dy paraqitje.Mesfushori i ri, ka luajtur për kateogritë e reja të Zvicrës në U-18, U-19, U-20 dhe U-21.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi i uron mirëseardhjeKryetari i FFK-së, Agim Ademi i ka uruar mirëseardhje, Toni Domgjonit te Kosova, duke treguar se ende nuk e ka lejën nga FIFA, gjë që po e pret FFK.

“Futbollisti i klubit holandez Vitesse, Toni Domgjoni është futbollisti i radhës që i bashkohet Kombëtares së Kosovës. Domgjoni ish-futbollist i FC Zurichit dhe i ekipit kombëtar U-21 të Zvicrës, ka vendosur ta përfaqësojë vendin e tij të origjinës, duke ndërmarrë një hap të rëndësishëm për karrierën e tij dhe duke vendosur që kontributin e tij ta japë në ekipin kombëtar të vendit të tij”.

“Dokumentacioni i Domgjonit nuk është i kompletuar akoma dhe ai mbetet në pritje të lejes nga FIFA në mënyrë që të ketë të drejtë të paraqitet në ndeshjet e muajit tetor dhe për këtë gjë Federata e Futbollit të Kosovës është duke bërë maksimumin. Në këtë aspekt, FFK-ja dëshiron të falënderojë edhe institucionet shtetërore, përkatësisht Presidencen dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme për ndihmën e dhënë në pajisjen e Domgjonit me pasaportën e Kosovës”.

“Në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës, Toni Domgjonit i uroj mirëseardhje në ekipin kombëtar dhe shpresoj që shpejt shembullin e tij ta ndjekin edhe shumë futbollistë kosovarë që janë në Evropë”, ka thënë Agim Ademi.

Lojtari mund ta bëjë debutimin nisë merr leje nga FIFA në ndeshjet e tetorit

TË TJERA