Topalli zbulon fjalët emocionuese që Challandes u tha para dhe pas ndeshjes me Gambinë

 Topalli zbulon fjalët emocionuese që Challandes u tha para dhe pas ndeshjes me Gambinë

Përfaqësuesja e Kosovës mbrëmjen e së premtes e ka mposhtur Gambinë me rezultat minimal 1-0, në duelin miqësor të zhvilluar në qytetin Side të Turqisë..

Golin e vetëm për “Dardanët” e realizoi sulmuesi i Ballkanit, Arbër Hoxha, në minutën e 80’ të takimit.

Pas ndeshjes për “inFokus”, ka folur Jetmir Topalli, i cili luajti 90 minuta në këtë përballje.

Ai ka zbuluar fjalët emocionuese që u ka thënë Challandesi para dhe pas ndeshjes më Gambinë.

Në fillim na tha që këtë lojë du që prej juve me fitu, du që me dhënë maksimumim, du që me ndje fanellën, me djeresitë fanellën në maksimum dhe ne atë gjë e bëmë dhe dulem me fitore, kurse në fund tha që është kënaqesi të ju kem juve pranë, është një eksperiencë e mirë dhe shpresoj që t’ju ketë shërbyer kjo eksperiencë për të ardhmen për ekipet e juaja dhe për gjithçka tjetër”, tha Topalli.

TË NGJASHME