Tragjedi në familjen e Michael Ballack, humb jetën djali i tij 18-vjeçar

 Tragjedi në familjen e Michael Ballack, humb jetën djali i tij 18-vjeçar

Djali i ish-futbollistit gjerman, Michael Ballack ka humbur jetën tragjikisht në Portugali.





Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme afër Lisbonës teksa djali, Emilio Ballack, pësoi aksident me një motor me katër rrota.

Mësohet se 18-vjeçari ishte me pushime në vilën që babai i tij kishte blerë në Lisbonë pasi i dha lamtumirën futbollit të luajtur rreth 10 vite më parë.

Ende nuk dihen detajet e aksidentit, por Emilio Ballack ishte me familjen për pushime në Portugali, ndërsa motori me katër rrota që përdorte ishte për rrugë publike.





TË TJERA