Tragjedia në Bullgari: 7 persona thyen dritaret në sediljet e pasme dhe arritën të ikin

 Tragjedia në Bullgari: 7 persona thyen dritaret në sediljet e pasme dhe arritën të ikin

Kryeministri Zoran Zaev sot në një prononcim për media tha se me rastin e shpërthimit të zjarrit dhe aksidentit të autobusit maqedonas në Bullgari, pasagjerët e lënduar kanë mundur të thyejnë një dritare që ishte në sediljet e pasme dhe të shpëtojnë veten.

“Në pjesën e pasme të autobusit, në sediljet e pasme, kanë arritur të thyejnë xhamin dhe të shpëtojnë këta shtatë persona”, tha Zaev.

Ai shtoi se familjarët e të plagosurve tashmë kanë mbërritur në spital.

I pyetur nga një gazetar për shkaqet e aksidentit, Zaev tha se do të presin që shërbimet profesionale dhe eksperte ta thonë këtë.

TË TJERA