Trajkoviq: Marrëveshja e sotme është de facto marrëveshja Tahiri-Gjuriq e vitit 2016

 Trajkoviq: Marrëveshja e sotme është de facto marrëveshja Tahiri-Gjuriq e vitit 2016

Presidentja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka thënë se marrëveshja për targat që është arritur sot në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit është identike me atë që ishte nënshkruar në vitin 2016 mes Edita Tahirit dhe Marko Gjuriqit.





Ajo me anë të një postimi në rrjetin social Twitter ka deklaruar se situata në veri ka arritur që kjo marrëveshje vetëm të hyjë në zbatim

“Marrëveshja e sotme është de facto marrëveshja Tahiri-Gjuriq e vitit 2016, e cila parashikonte përdorimin e afisheve për të mbuluar simbolet përkatëse shtetërore në targa (të frymëzuara nga marrëveshja e vjetër Greqi- Maqedoni e Veriut). Kriza e fundit shërbeu vetëm si taktikë e dobishme për të siguruar zbatimin e saj”,ka thënë Trajkoviq





TË TJERA