Trepça ’89 fiton derbin ndaj Trepçës, Ferizaj ia bën sefte me fitore duke mposhtur Flamurtarin

 Trepça ’89 fiton derbin ndaj Trepçës, Ferizaj ia bën sefte me fitore duke mposhtur Flamurtarin

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para në kuadër të xhiros së gjashtë në Ligën e Parë të futbollit kosovar.

Derbin lokal në Mitrovicë e ka fituar skuadra e Trepçës ’89 ku e ka mposhtur skuadrën e Trepçës me rezultatin e pastër, 2-0, raporton Sheshi.info

Në ndeshjen tjetër skuadra e Ferizajt ka shënuar fitoren e parë në këtë sezon ku arritën të mposhtin ekipin kryeqytetas Flamurtarin me rezultatin bindës, 3-0.

Gazeta “Sheshi” ua ka sjellë në kohën reale rezulatet e këtyre dy takimeve:

GRUPI A:

FT’ TREPÇA ’89 2:0 TREPÇA

GRUPI B:

FT’ FERIZAJ 3:0 FLAMURTARI

TË TJERA