U shpall kampion me Prishtinën, Dinamo arrin akordin me Gavazajn

 U shpall kampion me Prishtinën, Dinamo arrin akordin me Gavazajn

  

Enis Gavazaj pritet të firmosë me Dinamon. Burime të besueshme për newsport.al bëjnë me dije se ish-futbollisti i Prishtinës do rikthehet në Superiore. 26 vjeçari ka arritur parimisht akordin me drejtuesit e Bluve, teksa Dinamo duket se ka gjetur fantazistin për rikthimin në elitë.

Pritet që Dinamo të prezantojë disa lojtarë me përvojë në ditët në vijim, ndërsa për stolin është programuar Bledi Shkëmbi. Trajneri korçar e njeh mirë Gavazjan pasi në 2016 futbollisti ka qenë pjesë e Skënderbeut, në rikthimin nga Gent në Belgjikë. Me një karrierë të pasur edhe në Rusi dhe Bjellorusi, Gavazaj është gati për rikthimin në Superligë pas eksperiencës së fundit me Kukësin.

TË NGJASHME