U shua familja 12 anëtarëshe në Bullgari, i afërmi i tyre: Autobusët janë të vjetër, shihni gomat

 U shua familja 12 anëtarëshe në Bullgari, i afërmi i tyre: Autobusët janë të vjetër, shihni gomat

Një familje me 12 anëtarë ka humbur jetën nga aksidenti tragjik në Bullgari, ku shpërtheu në flakë autobusi me të cilin po udhëtonin 52 persona.

Një i afërm i familjes Jahi, Xheladin Ahmeti ka folur për “Shqipëria Live” duke thënë se ka biseduar me ta rreth 30 minuta para aksidentit dhe në orën 6 të mëngjesit mori një telefonatë pasi ishte shkëputur lidhja telefonike.

Ahmeti theksoi se autobusët janë shumë të vjetër, ndaj i ftoi të gjithë që të shohin gomat. Madje tregoi se para disa ditësh kishte udhëtuar vëllai i tij dhe ankohej për faktin se ishte shumë ftohtë brenda autobusit.

“12 anëtarë të familjes janë të vdekur. I afërmi im ka humbur 4 fëmijë dhe të shoqen. Unë jam kushëri i largët. 30 minuta para aksidentit, njëri prej familjarëve ka komunikuar me mua. Thanë që çdo gjë ka qenë mirë e në rregull. Në 6 të mëngjesit më thanë që diçka ka ndodhur, nuk i kapim dot në lidhje telefonike.

Të gjithë familjarët kanë qenë bashkë. Ishte shumë e vështirë tu jepja lajmin familjarëve. Kjo është katastrofë dhe nuk hera e parë që ndodh kjo gjë. Nuk funksionon shteti, autobusët janë të vjetër. Para disa kohësh ishte vëllai dhe thoshte nuk punon asgjë, nuk punon i ngrohti dhe është shumë ftohtë. Shumë mbrapa kemi mbetur dhe në një shtet ku nuk funksionon ligji. Merrni autobusët tek neve dhe shihni gomat. Shkaku i aksidentit thuhet se ka qenë një shpërthim dhe pas asaj e ka humbur kontrollin autobusi”, ka thënë Xheladin Lahi.

TË TJERA