Ulpiana ia bënë sefte, stërvitet në fushën e re të stadiumit “Sami Kelmendi”

 Ulpiana ia bënë sefte, stërvitet në fushën e re të stadiumit “Sami Kelmendi”

Ka përfunduar me sukses projekti për ndërrimin e barit në fushën e stadiumit “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Kujtojmë se gjendja e kësaj fushe ishte aspak optimale për t’u zhvilluar ndeshjet e Ulpianës në Superligë, shkruan Gazeta Olle.

Bari vazhdon të jetë artifician në fushën “Sami Kelmendi”, megjithatë përmes pamjeve të publikuara nga skuadra lipjanase, shihet se fusha ka marrë një formë tejet të mirë.

“I’a bëmë sefte në “Sami Kelmendi”. Momente nga seanca e sotme stërvitore”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ulpiana ndeshjen e xhiros së tetë e zhvillon të dielen në udhëtim te Feronikeli.

TË TJERA