Ultrazëri i gjirit FALAS në CT BENI gjatë gjith muajit tetor

 Ultrazëri i gjirit FALAS në CT BENI gjatë gjith muajit tetor

Kanceri i gjirit është një tumor që zhvillohet nga qelizat e vetë gjirit.

Kanceri i gjirit është rritja jashtë kontrollit dhe përhapja e qelizave jo normale të indit të gjirit. Këto qeliza grumbullohen dhe formojnë një tumor, i cili shtyp, përhapet dhe shkatërron indin normal të gjirit. Pa mjekim, këto qeliza përhapen në pjesët fqinje, emë pas, në të gjithë trupin.

Depistimi apo kontrolli është zbulimi i hershëm i kancerit kur ju nuk keni asnjë shenjë të sëmundjes. Këto ekzaminime për diagnostikimim e kancerit të gjirit mund t`ju ndihmojnë ta kapni atë në faza të hershme dhe kur ka më shumë mundësi për t’u trajtuar.

Poliklinika radiologjike CT BENI me ordinancë në Ferizaj, ka vendosur që gjatë muajit Tetor, muaj ky i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, të bëj ultrazërin e gjirit FALAS.

TË TJERA