“Vajzat e Arta” nuk ndalen duke na bërë krenarë – Kosova fiton bindshëm ndaj Luksemburgut

 “Vajzat e Arta” nuk ndalen duke na bërë krenarë – Kosova fiton bindshëm ndaj Luksemburgut

Kosova U17 (Femrat) kanë shënuar fitore të madhe në udhëtim ndaj Luksemburgut, shkruan Sheshi.info

Me rezultat 4-2, “Dardanët” do të kthehen në shtëpi me pikë të plota në një takim shumë të vështirë në kuadër të kualifikimeve për Evropianin për Femra.

Aurora Racaj ishte protagonistja kryesore në këtë takim, duke shënuar 3 gola, derisa një herë shënoi edhe Rreze Gashi.

Me këtë fitore, Kosova tani renditet në vendin e parë në grupin 1, derisa nuk ka akoma asnjë humbje.

Ndeshja e radhës për Kosovën do të jetë ndaj Austrisë për kualifikime përsëri, data mbetet për t’u vendosur.

TË TJERA