Valon Ramadani: Akuza kundër meje eshtë e pa bazë, kam protestuar kundër humbjes së 8200 hektarëve të Kosovës

 Valon Ramadani: Akuza kundër meje eshtë e pa bazë, kam protestuar kundër humbjes së 8200 hektarëve të Kosovës

Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka konfirmuar aktakuzën ndaj deputetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani.





Ai akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës dhe pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare.

Pas konfirmimit të aktakuzes ka reaguar deputeti i Vetëvendosjes, Valon Ramadani, duke shkruar se akuza kundër tij eshtë e pa bazë.

“Sa herë që të jetë nevoja, çdo shqiptar duhet të protestojë kundër copëtimit të atdheut tonë”, shkruan Valon Ramadani.

Postimi i plotë:

Akuza kundër meje eshtë e pa bazë. Unë, si deputet, kam protestuar kundër humbjes së 8200 hektarëve të Kosovës.
Sa herë që të jetë nevoja, çdo shqiptar duhet të protestojë kundër copëtimit të atdheut tonë.
Dëshira e dikujt që të ndalet kandidimi im, nuk do të realizohet. Sepse ka ikur koha kur institucionet vepronin kundërligjshëm, dhe sepse komuna e Ferizajit ka nevojë për energji të reja për zhvillim.





TË NGJASHME