Valon Ramadani: Kemi humbur betejën por jo luftën

 Valon Ramadani: Kemi humbur betejën por jo luftën

Kandidati për kryetar të Ferizajt nga Lëvizja Vetëvendosje, Valon Ramadani, e ka cilësuar humbjen në Ferizaj, ‘humbje të betejës, por jo të luftës’.





Ferizaj është njëra nga komunat në të cilat nuk do të ketë balotazh.

Kryetari aktual i Ferizajt mori besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 17 tetorit edhe për një mandat tjetër. Agim Aliu si kandidat i PDK-së mori mbi 60% të votave.

Aliu ishte rreth 18 mijë vota para të dytit, që ishte Valon Ramadani i LVV-së.

30 mijë vota kishte Aliu, ndërsa Ramadani i LVV-së rreth 12 mijë e 500.

Në lidhje me këtë rezultat, Ramadani tha se Aliut ia ka uruar fitoren 30 minuta pasi ishin publikuar rezultatet preliminare nga ana e KQZ-së.





TË TJERA