Vërshime në Fushë Kosovë, veturat i merr uji

 Vërshime në Fushë Kosovë, veturat i merr uji

Në lagjen Dardania në Fushë Kosovë, shiu që ka rënë dje dhe gjatë natës ka shkaktuar mjaft dëme.

Shiu i rrëmbyeshëm që ka rënë gjatë së dielës dhe gjatë tërë natës e deri mëngjesi e sotëm, ka bërë që në një pjesë në lagjen Dardania të Fushë Kosovës, të përmbytet nga uji.

Sipas videove që kanë dërguar lexuesit e lajmi.net, shihet se veturat janë mbuluar pothuajse tërësisht nga uji në këtë lagje përkatësisht në kompleksin banesor “Britania Homes”.

Përveç veturave të qytetarëve aty e parkuar shihet edhe një veturë e Policisë së Kosovës e cila është mbuluar me ujë.

TË NGJASHME