VIDEO/ Gazetarja e Al Jazeera-s për pak sa nuk vdiq gjatë raportimit nga Gaza

 VIDEO/ Gazetarja e Al Jazeera-s për pak sa nuk vdiq gjatë raportimit nga Gaza

Gazetarja e Al Jazeera-s, Youmna Al Sayed për pak sa nuk vdiq ndërsa raportonte nga Gaza mbi sulmet izraelite.

Youmna Al Sayed ishte duke qëndruar në çatinë e një ndërtese në Gaza kur ndodhi një prej sulmeve, e cila shkatërroi një ndërtesë aty pranë.

Videoja tregon gazetaren që përpiqet të qëndrojë e qetë ndërsa aty pranë dëgjohen shpërthime. Në momentin tjetër, Youmna fillon t’i kërkojë ndihmë Zotit dhe më pas del nga kuadri i kamerës.

Gjithsesi, ajo vazhdoi të raportonte ndërsa ishte shtrirë në tokë dhe në momentin tjetër, kameramani ktheu kamerën dhe pa ndërtesën në flakë.

Sipas Youmine, një ndërtesë 14-katëshe në të cilën media të shumta kishin zyrat e tyre u shkatërrua.

TË TJERA