VIDEO: Largohen veturat nga kolona e automjeteve që kanë bllokuar rrugën për Jarinjë

 VIDEO: Largohen veturat nga kolona e automjeteve që kanë bllokuar rrugën për Jarinjë

Rruga e cila të dërgon nga Leposaviqi drejt pikës kufitare në Jarinjë është liruar nga shumë automjete private, disa prej të cilave i ishin bashkangjitur protestës e disa ishin “ngujuar” aty tash e disa ditë.





Në pamjet e KALLXO.com shihet që pjesët që kanë qenë të bllokuara nga veturat janë liruar ndërsa kamionët, disa prej tyre të mbushur edhe me zhavorr, maunet, e mjete të tjera, ende vazhdojnë të qëndrojnë përgjatë rrugës që shpie deri në Jarinjë.

Më shumë se 5 buldozerë janë vendosur në rrugë dhe skaj saj.

Vendosja e këtyre makinerive të rënda ka pamundësuar qarkullimin e lirë në këtë zonë por edhe në pikën kufitare Bërnjak.

Në përgjithësi situata në Bërnjak dhe Jarinjë sot 7 ditë që nga vendosja e reciprocitet për targa është e qetë dhe stabile.





TË TJERA