VIDEO/ Nuk lejohen dasmat, por deputetit të PDK-së nuk i bëhet von e ‘kall’ nejën me muzike live

 VIDEO/ Nuk lejohen dasmat, por deputetit të PDK-së nuk i bëhet von e ‘kall’ nejën me muzike live

Tubimet elektorale të partive politike në kohë pandemie, po shihen si shumë shqetësuese nga qytetarët, të cilët shprehen se këto tubime po rrezikojnë shëndetin e popullatës.

Në një video të publikuar së fundmi, kandidati i PDK-së për deputet, Memli Krasniqi është parë duke u argëtuar në një aheng ku shihen edhe persona të tjerë nga politika.

Kjo video është publikuar nga Alber Limani, bashkëshorti i Shkurte Gashit, ku ishte pjesëmarrse edhe vet ajo.

Nuk dihet se për çfarë arsye është organizuar ky aheng, dhe a janë respektuar masat anti-Covid, por në video shihet se nuk ka distancë dhe të gjithë pjesmarrsit janë pa maska.

Mosmbajtja e maskave dhe mosrespektimi i distancës janë shkeljet për të cilat Inspektorati i Komunës së Prishtinës ka ndëshkuar partitë politike.

TË TJERA