Vrasja në Rahovec, vëllai dyshohet se vrau vëllain – Kjo është arsyeja!

 Vrasja në Rahovec, vëllai dyshohet se vrau vëllain – Kjo është arsyeja!

Një vrasje ka ndodhur mbrëmë në fshatin Soniq të Rahovecit.Sipas burimeve të Express, dyshohet se një person ka qëlluar me armë vëllain e tij.Deri te vrasja dyshohet se ka ardhur pas një mosmarrëveshje për shkaqe pronësore.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.Ai ka njoftuar se i dyshuari për këtë rast tashmë është arrestuar.“Sot rreth orës 21:00 në fshatin Soniq të Rahovecit ka ndodhur një plagosje me pasoja vdekjeprurëse. Viktima në gjendje të rëndë është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë dhe përkundër përpjekjeve mjekësore i njëjti ka ndërruar jetë. Dyshohet se palët janë familjarë në mes vete. Njësitet policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes. I dyshuari është arrestuar”, ka thënë Gjurkaj

TË NGJASHME