Vuçiq fyen sërish presidenten Osmani: “Budallaqe” sa nuk ka fjalë, ne nuk jemi vegël e Rusisë, BE-së apo SHBA-së

 Vuçiq fyen sërish presidenten Osmani: “Budallaqe” sa nuk ka fjalë, ne nuk jemi vegël e Rusisë, BE-së apo SHBA-së

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka komentuar vizitën e përfaqësuesit shtetërorë të Amerikës, Gabriel Escobar në Bosnje dhe Hercegovinë.

Me këtë rast ai theksoi se Serbia është në favor të respektimit të Marrëveshjes së Dejtonit.

“Serbia do ta respektojë atë. Është pjesë e agjendës sonë ligjore ndërkombëtare dhe nuk ka pasur asnjë ndryshim”, tha ai.

Tutje ai tha se ka biseduar disa herë me Escobarin, por jo për shumë kohë.

Vuçiq është deklaruar edhe lidhur me deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani se “Serbia është vegël e Rusisë”.

Vuçiq ka vazhduar sërish që të ofendojë presidenten e Kosovës, duke e quajtur “budallaqe”.

“Budallaqe sa nuk kam fjalë. Ne nuk jemi vegël e Rusisë, e as BE-së apo Shteteve të Bashkuara. Ne jemi një vend i pavarur. Mund të jemi nga të paktët në këtë pjesë të Evropës. Në vendin tonë askush tjetër nuk mund të vendos, përveç ne dhe unë jam krenar për këtë. Mund të ruajë paqen, por krenarinë dhe dinjitetin e popullit tonë. Ata nuk e kuptojnë këtë…Nuk e dinë çfarë thonë, e thonë se ne jemi të lidhur me Rusinë dhe Kinën”, shtoi Vuçiq, transmeton lajmi.net.

Ai tha gjithashtu se një Serbi e pavarur që është në rrugën evropiane, por që respekton miqtë rusë dhe kinezë.

Vuçiq madje u deklarua edhe për vizitën e mundshme të Recep Tayyip Erdogan në Serbi, teksa tha se nuk e ka të vështirë të shkojë në Turqi, gjegjësisht se presidenti turk është gjithmonë i mirëpritur në Beograd.

TË TJERA