Vuçiq: Më pëlqen nervoza e Prishtinës, ne në anën tjetër punojmë në ekonomi

 Vuçiq: Më pëlqen nervoza e Prishtinës, ne në anën tjetër punojmë në ekonomi

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka ngulmuar se nuk është e mundur që Serbia ta pranojë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Ai ka kritikuar Kosovën se nuk po sheh mundësi tjetër kompromisi në horizont përveç njohjes, duke e lënë të nënkuptueshme kësisoj se vendi ynë dhe jo vendi serb po e pengon procesin e dialogut.

“Prishtina vetëm dëshiron që Serbia ta njohë Kosovën dhe asgjë më shumë. Nëse ata mendojnë se kjo është reale dhe e mundur, mirë për ta, por ne nuk mendojmë”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ka kritikuar më tej shtetin e Kosovës me fjalët:

“Atyre nuk iu pëlqen asgjë. E vetmja gjë që ata duan është që Serbia të njohë Kosovën dhe asgjë më shumë.”

Presidenti serb ka thënë edhe se është mirë që t’i lejohet Prishtinës shfaqja e nervozitetit, derisa Serbia punon ngadalë në ekonomi duke ndihmuar njerëzit e saj.

Deklaratat në fjalë ai i ka bërë në një takim me përfaqësuesit e Sprska Listës.

TË NGJASHME