Vuçiq: S’kam folur kurrë Milan Radojiçiqin dhe Zvonko Veselinoviqin

 Vuçiq: S’kam folur kurrë Milan Radojiçiqin dhe Zvonko Veselinoviqin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se ai kurrë nuk nuk ka biseduar me biznesmenin kontravers Zvonko Veselinoviq dhe nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq.





Vuçiq në një konferencë për media tha se pretendimet e kundërshtarëve të tij politikë se policia e kishte përgjuar atë, sepse ai fliste me njerëz të lidhur me krimin, janë të pasakta, shkruan N1, transmeton Reporteri.net.

Vuçiq ka thënë se dy herë ka pasur rastin të takohet me Zvonko Veselinoviqin, derisa për Milan Radojiçiqin thotë se s’ka pasur rastin të bisedojë asnjëherë.

“Unë e kam parë Veselinoviqin dy herë në Kosovë, por mendoj se kurrë në jetë nuk kemi folur. Unë madje, as nuk e kam numrin e tij të ruajtur në telefon… Unë kurrë nuk kam folur me Milanin, përveç nëse ai ishte i pranishëm në takimet kur unë po transmetoja mesazhe tek njerëzit nga Kosova, dhe aty ishin të pranishëm përfaqësues të Listës Serbe”, është shprehur Vuçiq.





TË TJERA