Zhvillim dramatik në VV- Haki Abazi futet në “grevë” parlamentare

 Zhvillim dramatik në VV- Haki Abazi futet në “grevë” parlamentare

Deputeti i VV-së, Haki Abazi, në një postim të bërë në Facebook, ka treguar se që nga zgjedhja e tij si deputet është hera e parë që nuk mer pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Abazi ka thënë se mos-pjesëmarrja e tij lidhet me disa pakënaqësi të tij të cilat i ka transmetuar tek lidershipi i VV-së.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë- votues

Është hera e parë që sot nuk kam marrë pjesë në seancën e Kuvendit që nga zgjedhja ime deputet në këtë përbërje.

Ka një sër faktorë që më ka shtyer të bëjë këtë veprim dhe në këtë kohë. Të gjitha i kam transmetuar tek lidershipi dhe pres që të adresohen me kujdes dhe në kohë.

Ju falëmnderit për mirëkuptim për mospjesmarrjen sot.

TË TJERA