Zyrtare: Besart Berisha tek FC Prishtina

 Zyrtare: Besart Berisha tek FC Prishtina

Besart Berisha është lojtar i ri i Prishtinës.

Njoftimi zyrtar:

Ëmbëlsira sa i përket afatit kalimtar është lënë për fund, Besart Berisha zbarkon te FC Prishtina.

Sulmuesi me përvojë të madhe, Besart Berisha, është përforcimi më i ri i skuadrës sonë.

Pas një karriere mbresëlënëse në Gjermani, Norvegji, Danimarkë, Angli, Australi e Japoni, me Kombëtaren e Shqipërisë dhe Kosovën, futbollisti me prejardhje nga qyteti i Prishtinës ka vendosur t’i bashkohet skuadrës “bardhekaltër” për ta shkrirë gjithë potencialin dhe përvojën e fituar në futbollin botëror për ekipin tonë.

Mirë se vjen Besart Berisha!

TË NGJASHME